“Derbi i zhurmshëm shqiptarë” – Tym, rrahje, fitore në tavolinë, ndëshkime për Shkupin e arrestim të tifozëve nxitës
Deri i madh shqiptarë mes Shkupit dhe Shkëndijës sot nuk shkoi ashtu siç e prisnin të gjithë.
Ndeshja nis me fillim nga ora 13:00 dhe i takoi gjysmëfinales së Kupës së Maqedonisë së Veriut, shkruan Periskopi.
Gjithçka ishte duke shkuar sipas planit dhe rregullave të futbollit, deri në momentin kur skuadra e Shkëndijës së Tetovës kaloi në avantazh me golin e shënuar nga Dashmir Elezi, por aty nuk kishte as festë pasi tifozët e Shkupit “Shvercerat” filluan t’i sulmonin lojtarët mysafir.
Tifozët e Shkupit menjëherë filluan t’i sulmonin lojtarët e Shkëndijës, me ç’rast është nevojitur intervenimi i Policisë.
Disa tifozë janë futur në fushë, teksa kanë hedhur gjësende dhe shumë mjete të tjera piroteknike.
Në video mund t’i shikoni edhe pamjet nga ky incident.
Pas më shumë se 20 minuta pritje, derbi i madh shqiptarë u ndërpre dhe situatën në dorën e mori Federata e Futbollit të Maqedonisë së Veriut.
FFMV e dha edhe vendimin e saj final në lidhje me këtë ndeshje që ishte mjaft shqetësuese. Vendimi i saj ishte që Shkëndija ta fitonte këtë takim me rezultat zyrtar në tavolinë, madje klubi i Shkupit u dënua edhe për sjelljen e tifozëve.
Me këtë vendim nga Federata, Shkëndija u kualifikua dhe zyrtarisht në gjysmëfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut.
Dënimi ndaj Shkupit u shqiptua një orë më vonë, ku u vendos që shkupjanët ndeshjet e radhës t’i luajnë 100 km larg qyteti të Shkupit për një afat të pacaktuar.
Ky është dënimi që Federata e Futbollit e Maqedonisë ia ka vendosur Shkupit
Pas gjithë kësaj tollovia erdhi edhe një tjetër lajm lidhur me këtë ndeshje. MPB-ja njoftoi se tre persona janë ndaluar pasditen e sotme për incidentin e ndodhur gjatë ndeshjes Shkëndija-Shkupi në Çair. Personat e ndaluar janë shoqëruar në stacionin policor të Bit Pazarit.
Arrestohen tre persona për incidentet gjatë ndeshjes Shkupi – Shkëndija
Kaq ishte nga ndeshja e zhurmshme me tym, rrahje, fitore në tavolinë, ndëshkime për Shkupin e arrestim të tifozëve nxitës./Periskopi/