Derbi i ‘Merseyside’ i takon Sallahut spektakolar me shokë

Derbi i ‘Merseyside’ i takon Sallahut spektakolar me shokë

Liverpooli ka mposhtur me rezultat bindës 4-1 si mysafir Evertonin, në derbin e zjarrtë të ‘Merseyside’, teksa përballja u luajt në kuadër të javës së 14.

Jordan Henderson fillimisht realizoi për epërsinë e parë të ‘Të Kuqve’ në minutën e nëntë, para se spektakli të rezervohej nga Mohamed Salah, shkruan Periskopi.

Egjipitiani realizoi dy supergola në vazhdim, fillimisht në minutën e 19, pastaj në të 64-tën.

Golin që vulosi fitoren e Liverpoolit e realizoi Diogo Jota në minutën e 79.

Në anën tjetër, për Evertonin Gray ishte i vetmi që realizoi në minutën e 38.

Pas kësaj fitoreje, Liverpooli grumbullon 31 pikë dhe zë pozitën e tretë, me dy më pak se lideri Chelsea dhe një më pak se vendi i dytë Manchester City. /Periskopi.com/

Shpërndaje në: