Derbi i madh i Shqipërisë i takon Partizanit, mposhtë me një gol Tiranën
Derbi është i Partizanit. Të kuqtë kanë fituar 0-1 ndaj Tiranës me golin e vetëm të realizuar nga Skuka që në minutën e 4.
Tirana u mundua të barazojë shifrat por bardheblutë shpërdoruan shumë raste me Partizanin që u mbrojt mjaft mirë.
Nuk munguan as incidentet në Air Albania me ndeshjen e cila u ndërpre për 13 minuta për shkak se tifozët e Tiranës goditën me fishekzjarre gjyqtarin, por nuk munguan edhe flakadanët nga ana e tifozëve të Partizanit.
Ndërkohë, me këtë fitore Partizani “blindon” kreun me 29 pikë, ndërsa Tirana renditet e dyta me 25 pikë.
Në ndeshjen e radhës, Partizani pret Vllazninë, ndërsa Tirana udhëton në Laç./abcnews.al/