Derbi i madh anglez: Formacionet zyrtare, Manchester City – Liverpool

Derbi i madh anglez: Formacionet zyrtare, Manchester City – Liverpool

Manchester City dhe Liverpool do të zhvillojnë sonte kryendeshjen e xhiros së 26-të në Premier League.

Kampionët në fuqi, “Citizens” do t’i mirëpresin në Etihad sonte “Të Kuqtë” me fillim nga ora 17:30.

Liverpool ndodhet lider i tabelës me 61 pikë, të paktën tetë më shumë sesa përcjellësi i dytë – Arsenali, teksa me një fitore potenciale sonte ata do të zgjeronin epërsinë e tyre në 11 pikë nga përcjellësi i dytë, ndonëse me një ndeshje më tepër të zhvilluar.

Manchester City ndërkohë ndodhet aktualisht në pozitën e katërt në tabelë me 44 pikë të mbledhura, në një sezon që s’ka qenë aspak impresionues deri tani për skuadrën e Pep Guardiolas.

Pep Guardiola ka një rekord fantastik si trajner i Manchester Cityt në përballjen me Liverpool në Premier League në Etihad, ku nuk është mposhtur asnjëherë.

Në tetë përballjet e kaluara në ligë në Etihad, spanjolli ka katër fitore dhe katër barazime.

Dy skuadrat tashmë kanë publikuar formacionet zyrtare.

Man City XI: Ederson; Khusanov, Ake, Gvardiol; Lewis, Gonzalez; Doku, Foden, De Bruyne, Savinho; Marmoush.

Liverpool XI: Alisson, Trent, Van Dijk, Konate, Robertson, Jones, Gravenberch, Mac Allister, Szoboszlai, Diaz, Salah.

Shpërndaje në: