‘Der Klassiker’ – Bayern dhe Dortmund përballen sonte në kuadër të Superkupës së Gjermanisë

‘Der Klassiker’ – Bayern dhe Dortmund përballen sonte në kuadër të Superkupës së Gjermanisë

Tifozët e futbollit do të kenë sonte mundësinë të shohin një nga ndeshjet më interesante në top pesë ligat evropiane, e cila njihet si ‘Der Klassiker’.

Bayern Munich dhe Borussia Dortmund vihen përballë njëra tjetrës sonte në kuadër të finales së Superkupës së Gjermanisë, shkruan Periskopi.

Bavarezët vijnë pas një forme jo aq të mirë, pasi me Nagelsmann nuk po gjejnë formën më të lartë.

Dortmund në anën tjetër vjen nga një fitore në xhiron e parë të Bundesligës, me moral diçka më të ngritur.

Ndeshja mes Bayern dhe Dortmund luhet sonte me fillim nga ora 20:30. /Periskopi/

Shpërndaje në: