Deputetja e VV-së e kritikon Ministrinë e Drejtësisë: S’ka bërë punë të mirë me Projektkodin Civil
Deputetja e VV-së, Fjolla Ujkani, e ka kritikuara Ministrinë e Drejtësisë në lidhje me Projektkodin Civil.
Ajo ka bërë me dije se ministria, e cila drejtohet nga Albulena Haxhiu, nuk ka bërë punë të mirë me këtë kod.
Në një intervistë për emisionin “Interaktiv” të KTV-së, Ujkani ka thënë ministria e Drejtësisë është dashur të analizojë në detaje kodin dhe të bëjë konsensus brenda Grupit Parlamentar të partisë në pushtet.
“Ky projektkod ka ardhur nga Ministria e Drejtësisë dhe Haxhiu ka thënë se ka shpenzuar shumë energji për të kaluar këtë projektod dhe nuk ka kaluar. Kjo çështje duhet parë edhe në aspektin e përbërjes së popullsisë, se çfarë mendojnë, në çfarë vlera besojnë. Nëse e marrim një krahasim me vendet e rajonit, kush e ka implementuar para nesh? Çfarë alternative është dhënë që të dilet nga kjo problematikë? Çdo sukses apo dështim i faturohet ministrisë së linjës. Ministria e Drejtësisë nuk e ka bërë punën e mirë sepse është dashur të analizojë në detaje dhe të bëjë konsensus brenda Grupit Parlamentar”, ka thënë ajo.