Deputetja e PDK-së, Eliza Hoxha, i shfaq një fotografi Kurtit si student derisa mbante shënime
Vitin e kaluar, tashmë deputetja e PDK-së në Legjislaturën e VII të Kuvendit të Kosovës, Eliza Hoxha, kishte publikuar një fotografi në të cilën dukej kryeministri aktual Albin Kurti duke shënuar diçka në një fletore të cilën e kishte mbështetur në shpinën e një personi.
Kjo fotografi tashmë po përshkon sërish rrjetet sociale.
Herë pas here arkitektja e njohur nga Kosova, shfaq këto fotografi në rrjete sociale dhe në ekspozita, e të cilat shfaqin momente interesante gjatë periudhës së okupimit të Kosovës, përcjell Periskopi.
Arkiva e saj përmban edhe fotografi nga protestat që mbaheshin gjatë viteve ’90, e në të cilat ngritej zëri kundër padrejtësive që po ndodhnin nga regjimi jugosllav.
Znj.Hoxha fotografinë e Kurtit e përshkruan se ai po kërkonte mundësi që të shkruante, madje edhe duke e përdorur shpinën e profesorëve të tij për të mbështetur fletoren. /Periskopi