Deputetja e LDK-së: Nuk ia japim mundësinë Kurtit me u viktimizu, ai është i rrejshëm

Deputetja e LDK-së: Nuk ia japim mundësinë Kurtit me u viktimizu, ai është i rrejshëm

Partitë opozitare po kërkojnë që Albin Kurti të jap dorëheqje, në mënyrë që të shpërndahet Kuvendi dhe të mbahen zgjedhjet e parakohshme. Nga Lidhja Demokratike e Kosovës janë pro mbajtjes së zgjedhjeve, por vetëm atëherë kur jep Kurti dorëheqje nga pozita e kryeministrit, shkruan Periskopi.

Deputetja e kësaj partie, Valentina Bunjaku në një pronocim për Periskopin ka thënë se nuk dëshirojnë ta lejojnë Kurtin me i viktimzu.

Sipas saj, Kurti po dëshiron me bë propagandë.

“Ne nuk jemi kundër zgjedhjeve, jemi të përgatitur për zgjedhje, mirëpo nuk jemi të interesuar me ia leju Albin Kurtit me u viktimizu dhe me bë propagandë ndaj atyre 45 analfabetë dhe funksional sic i ka quajtur Albin Kurti, se “për mua janë shumë të rëndësishëm se partitë e tjera nuk po më lënë me punu, sepse unë pata me bë Kosovën mrekulli”, u shpreh ajo për Periskopin.

Deputetja Bunjaku ka thënë se për këto tri vite qeverisje të Kurtit, u dëshmua se ai ka pasur kauza të rrejshme, dhe sipas saj i ka mashtruar qytetarët.

“Kjo keqeverisje që tre vjet e gjysmë ka dëshmuar që Albin Kurti ka pasur kauza të rrejshme dhe është i rrejshëm dhe po tenton me i mashtru qytetarët prapë me rastin duke u viktimizu, kështu që LDK-ja nuk ia jep atë mundësi”, u shpreh ajo për Periskopin.

Kujtojmë që kryeministri Albin Kurti zhvilloi një takim me Memli Krasniqin, kryetarin e PDK-së, me të cilin bisedoi për zgjedhjet e reja.

Pas takimit, Kurti tha zgjedhjet do të ishte mirë që të mbaheshin në pranverë, ose në vjeshtën e këtij viti.

Ndryshe, për shpërndarjen e Kuvendit, nevojitet mbledhja e 40 nënshkrimeve për mocionin paraprakisht, i cili pastaj duhet të votohet nga 80 ligjvënës./Periskopi

Deputeti i PDK-së: Kemi diskutime me partitë e tjera opozitare për shpërndarjen e Kuvendit, Kurtit nuk i besojmë

Shpërndaje në: