Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti

Deputetja e LDK-së: Është vonë që presidentja Osmani të distancohet nga Kurti

Rrezarta Krasniqi, deputete e Lidhjes Demokratike të Kosovës ka thënë se reagimi i presidentes Vjosa Osmani ndaj kryeministrit Albin Kurti është i vonë.

“Është vonë që presidentja të distancvohet nga kryeministri Kurti, sepse ata bashkë kanë hyrë në zgjedhje, nuk ka reaguar në shumë raste e mendoj që tash është vonë reagimi i saj që e pamë”

Sipas Krasniqit, nëse presidentja do të reagonte më herët, sanksionet ndaj Kosovës apo mospranimi në Këshill të Evropës, ndoshta nuk do të ndodhnin.

“Nëse kishte reaguar më herët, ndoshta nuk do të kishin ndodhur si sanksionet mospranimi në Këshill të Evropës, me dorëheqjen e Martin Berishajt, tash është vonë”, tha ajo në RTV Dukagjini.

Ajo shton se presidentja Osmani ka qenë bashkëpuntore e ngushtë e Kurtit, ndërsa në këtë kohë Krasniqi thotë se “tash po shihet që kanë raporte jo të mira mes vete, po shihet edhe në takime.”

Shpërndaje në: