Deputetja e AAK-së: Me këto 6 euro e 80 centë kemi shpëtu nga varfëria
Deputetja nga radhët e AAK-së, Albana Bytyqi ka reaguar pas ligjit të ri për tatimin në paga ku të gjithë të punësuarit përfitojnë 6 euro e 80 cent më shumë në paga.
Ajo përmes një postimi në Facebook ka ironizuar me këtë rritje pagash.
Reagimi:
Më këto 6 euro e 80 cent kemi shpëtu nga varfëria! Qysh thotë populli, i kemi mshu shkelëm fukarallëkut. Në këso raste nuk e di njeri a me qeshë a me qajtë .
Çka nuk pritëm e nuk pamë me këtë Qeveri mashtruesish!