Deputetja Bytyqi: Kusari të tregojë pse Kosova është nën sanksione e jo të shpërndajë gënjeshtra

Deputetja Bytyqi: Kusari të tregojë pse Kosova është nën sanksione e jo të shpërndajë gënjeshtra

Deputetja e AAK-së, Albana Bytyqi, ka reaguar ndaj deklaratës së Mimoza Kusari-Lila e cila ka thënë se opozita ka bllokuar 300 milionë euro. Bytyqi ka thënë se kjo është përpjekje e qartë për ta fshehur keqmenaxhimin e fondeve të BE-së.

“Akuza juaj ndaj opozitës se “kemi bllokuar 300 milionë euro” është veç një përpjekje e qartë për të fshehur përgjegjësinë e qeverisë suaj për keqmenaxhim të fondeve të BE-së. Faktet tregojnë qartë se bllokimet janë rezultat i mungesës së transparencës dhe keqmenaxhimit të qeverisë suaj, e cila nuk ka bërë përpjekje serioze për të zbatuar reformat dhe për të adresuar çështjet e identifikuara nga BE-ja”, ka thënë Bytyqi.

Shpërndaje në: