Deputeti Zemaj kërkon shkarkimin e ministrit Vitia

Deputeti Zemaj kërkon shkarkimin e ministrit Vitia

Ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia, është zotuar se do të ketë ulje të çmimeve të barnave në Kosovë, ndërsa ka thënë se nuk do të ketë manipulime. Por skeptik për një gjë të tillë është shprehur deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Ai ka kërkuar nga kryeministri Albin Kurti që të ndërmarrë masa ndaj Vitisë.

“Nëse po thoni që janë gabime teknike, kanë kaluar një muaj që nga anulimi e tash po thoni që në vjeshtë do të jetë lista e re. Po te isha në vendin tënd do te merrja masa, ose kryeministri të merr masa ndaj teje se na veç flasim kot këtu. Mendoj që vëmendja juaj duket që ka qenë ikje që është kërku në këtë proces të pritur për vitet e tëra. Ne kemi dëshmuar me vote qe jemi pro këtij procesi dhe kjo mungesë informacioneve ka sjell deri në  këtë proces me raportu deri këtu”, u shpreh Zemaj.

Shpërndaje në: