Deputeti ukrainas: Kosova duhet të njihet nga Ukraina, herët a vonë ky vendim do të merret

Deputeti ukrainas: Kosova duhet të njihet nga Ukraina, herët a vonë ky vendim do të merret

Deputeti ukrainas Oleksi Gonçarenko ka bërë me dije se vendi i tij duhet ta njoh Republikën e Kosovës.

Ai është shprehur i bindur se ky vendin do të merret herët ose vonë.

Në një intervistë për A2neës, ai ka treguar disa arsye se pse presidenti ukrainas nuk po e merr këtë vendim.

“Ky është një vendim që sipas Kushtetutës i takon presidentit të Ukrainës. Dhe ai nuk e ka marre ende. Unë mendoj se herët a vonë ky vendim do të merret. Sot ndoshta ka disa pengesa, mbase e keni dëgjuar se Serbia po prodhon predha të cilat më pas i merr Ukraina. Jo drejtpërdrejtë, por përmes vendeve të treta. Ndoshta ka edhe arsye të tjera që unë nuk i di, po ky vendim nuk po merret. Mendoj se herët a vonë do të ketë një lëvizje në këtë drejtim. Unë sponsorizova projektligjin për njohjen e Kosovës në parlament. Nuk mendoj se duhet të luajmë lojëra me Serbinë apo ndonjë shtet tjetër. Mendoj se duhet të kemi një qëndrim tonin, i cili është i qartë; Kosova duhet të njihet”, ka thënë ai.

Shpërndaje në: