Deputeti shqiptar në Zvicër: Lumir Abdixhiku mbrëmë krijoi një mjegull, ai po e ndihmon Albin Kurtin

Deputeti shqiptar në Zvicër: Lumir Abdixhiku mbrëmë krijoi një mjegull, ai po e ndihmon Albin Kurtin

Deputeti shqiptar në kantonin e Bernit, Korab Rashiti ka reaguar pas deklaratave të kreut të LDK’së Lumir Abdixhiku, që i bëri mbrëmë gjatë një emisioni televiziv, shkruan Periskopi.

Ai u shpreh se Abdixhiku mbrëmë ka krijuar një mjegull, sipas Rashitit ai po e ndihmon Albin Kurtin.

“Lumir Abdixhiku mbrëmë krijoi një mjegull me llogari politike, kinse për afat të gjatë, por që në realitet e lë Kurtin potencialisht edhe për disa muaj në ekzekutiv. Lumiri e di se, për sa kohë që Kurti nuk e përcakton momentin politik, asgjë nuk do të ndodhë. Në vend që ta sfidojë këtë, ai po e ndihmon atë duke mos ofruar asnjë qartësi dhe duke bërë llogari që nuk i sjellin asgjë LDK-së…”, ka shkruar Rashiti në Facebook./PERISKOPI

Postimi i plotë:

Shpërndaje në: