Deputeti kosovar në Kantonin e Bernit: Kurti dhe VV-ja ndjehen inferiorë, nuk janë në mesin e atyre që ndërtuan historinë
Deputeti shqiptar Kantonin e Bernit, Korab Rashiti, ka kritikuar kreu e Lëvizjes Vetëvendosjes, Albin Kurti, dhe militantëve të kësaj partie, duke thënë se këta do të ndiejnë gjithmonë ‘‘një inferioritet ndaj atyre që rrezikuan jetën, me armë në dorë, për lirinë.”
Rashiti ka deklaruar se Kurti ka shkuar aq larg sa po mohon aleatët historikë të vendit, dhe se, të njëjti janë të etur për legjitimitet sa janë të gatshëm të bëjnë gjithçka vetëm për të treguar se e meritojnë një vend në histori, por se siç thotë ai nuk do të mbetet asgjë prej tyre.
Militantët e VV-së dhe mentori i tyre do të ndiejnë gjithmonë një inferioritet ndaj atyre që rrezikuan jetën, me armë në dorë, për lirinë. Ata e dinë se kurrë nuk do të arrijnë atë që paraardhësit e tyre e skalitën në histori. Prandaj sillen me aq egërsi, prandaj përpiqen të duken më patriotë se të tjerët: ata nuk mbajnë një trashëgimi, ata vuajnë nga ndjenja e mllefit për faktin se nuk e shkruan Historinë me shkronjë të madhe. Mentori i tyre, i mbërthyer në kompleksin e tij të inferioritetit, ka shkuar deri aty sa të mohojë edhe aleatët e tij historikë. Ai është, dhe ata janë, në mllefin e atyre që kanë dështuar në rrugëtimin e tyre.”
“Ata kurrë nuk do të jenë intelektualisht Ibrahim Rugova apo Adem Demaçi. Nuk do të jenë kurrë Adem Jashari, as Hashim Thaçi, e as Ramush Haradinaj. Vendi i tyre nuk është mes atyre që e ndërtuan historinë, por mes atyre që përpiqen dëshpërimisht ta falsifikojnë atë.” – ka thënë ai.
Militantët e VV-së dhe mentori i tyre do të ndiejnë gjithmonë një inferioritet ndaj atyre që rrezikuan jetën, me armë në…
Posted by Korab Rashiti on Friday, February 7, 2025