Deputeti i VV’së, kapet në incizim duke ndërhyrë në shpronësimet në Shipitull

Deputeti i VV’së, kapet në incizim duke ndërhyrë në shpronësimet në Shipitull

Ky komision, me ligj, është i pavarur dhe s’bën të jetë i ndikuar politikisht nga asnjë institucion tjetër, por Halil Thaçi, deputeti i VV-së, që kohë më parë u zu duke kopjuar fjalime në Chat-GPT, u garanton disa banorëve në një incizim të publikuar nga Kallxo.com, se ata i kanë njerëzit e vet në komision, rrjedhimisht edhe e ndikojnë punën e tij.

Për më tepër, ai thotë se ka pasur takim me Habib Bashollin, njeriun që pritej të bëhej kryetar i bordit të këtij komisioni.

Se ku e dinte Thaçi se Basholli do të bëhej kryetar i këtij bordi, kur Kuvendi akoma nuk e kishte votuar, mbetet mister.

“Si të emërohet bordi i KPMM-së, ata ia nisin sulm, mos e keni gajle. Në KPMM i kemi njerëzi tanë, i shtyna do sene, s’kanë qare”, thotë në një pjesë Thaçi.

“KPMM-ja merr vendim që pa marrë parasysh a i duhet a s’i duhet mihjes duhet me i shpronësu. Në KPMM kryetari i bordit del Habib Basholli, mbrëmë kam nejt me të. Dy orë kam nejt me to mbrëmë edhe unë në qet drejtim s’jam t’u u ndal”, vazhdon shpjegimi i tij në bisedë me disa qytetarë, me gjasë, të asaj ane.

“Na të mërkurën po mendojmë që kemi me emëru bordin e KPMM-së. Si të emërohet bordi i KPMM-së ata ia nisin sulm, mos e keni gajle. Njerëzit tanë i kemi, na e kemi shqyrtu dhe analizu me drejtorin. Në KPMM i kemi njerëzit tonë, i shtyna do sene, s’kanë qare”, pohon deputeti i VV-së.

Shipitulla është një nga vendbanimet ku banorët presin shpronësime, për shkak të punëve të KEK-ut në atë pjesë.

Shpronësimet nënkuptojnë kompensime nga shteti për banorët, prandaj në procese të tilla gjithmonë ka pasur parregullsi, për shkak të përfitimeve eventuale në momentin kur të ndodhë kompensimi për shpronësimet.

 

Shpërndaje në: