Deputeti i VV-së për sulmin ndaj Muhaxherit: Akt i shëmtuar

Deputeti i VV-së për sulmin ndaj Muhaxherit: Akt i shëmtuar

Gramos Agusholli, deputet nga Peja i Lëvizjes Vetëvendosje, ka reaguar për sulmin fizik ndaj Gazmend Muhaxherit, kryetar i Komunës së Pejës, që vjen nga radhët e LDK-së.

Agusholli e ka quajtur sulmin fizik ndaj Muhaxherit si “akt të shëmtuar”.

Tutje, ai u ka bërë thirrje organeve të rendit që të sjellin autorët para drejtësisë.

“Sulmi ndaj kryetarit të Pejës Gazmend Muhaxheri, është akt i shëmtuar dhe i pabesë.

U bëj thirrje organeve të rendit të ndërmarrin masat e nevojshme për të sjellë autorët para drejtësisë.

Pavarësisht dallimeve apo pakënaqësive, siguria dhe shëndeti i kryetarit të qytetit duhet të jetë prioritet për të gjithë” – ka shkruar ai.

Shpërndaje në: