Deputeti i VV-së: Në këtë kohë të turbullt politikisht, nga BE-ja mund të presim çdo gjë

Deputeti i VV-së: Në këtë kohë të turbullt politikisht, nga BE-ja mund të presim çdo gjë

Gazmend Gjyshinca, deputet i VV-së, ka komentuar çështjen e masave të BE-së, të cilat ende nuk janë larguar.

Në intervistën e tij, Gjyshinca është treguar pak kritik ndaj BE-së.

Sipas tij, nga BE-ja mund të pritet çdo gjë.

“Kemi thënë se s’ka ndërlidhje të proceseve, por e pamë se ka në Këshill të Evropës. Ka qenë linjë e mirëmbajtur e përfaqësuesve të politikës së jashtme të Bashkimit Evropian që s’do të përzihen këto gjëra, por e pamë se çka ndodhi. Leximi im krejt personal është ky. Në këtë kohë të turbullt politikisht nga Bashkimi Evropian mund të presim çdo gjë. Ta kemi të qartë. Por ajo që duhet ta dimë është që të paktën deri në momentin kur po flasim s’ka kërkesë të tillë nga BE-ja dhe siç ka deklaruar edhe kryeministri e zëvendëskryeministri s’ka komunikim të tillë dhe presim të mbetet aty ku është, pra në kuadër të procesit të dialogut, marrëveshjes së Brukselit dhe draftit të Ohrit” – ka deklaruar Gjyshinca në KTV.

Shpërndaje në: