Deputeti i Shqipërisë e bllokon për më shumë se dy orë foltoren e Kuvendit
Deputeti i PD-së, Agron Shehaj, e ka bllokuar foltoren e Kuvendit të Shqipërisë për më shumë se dy orë.
Ai nuk ka lënë asnjë deputetë as të pozitës dhe as ata të opozitës që të mbajnë fjalime aty.
Edhe pas tentativave dhe kërkesave të kolegëve, ai sërish nuk ka pranuar të lirojë foltoren, edhe pas përjashtimit nga seanca.
Sipas Top Channel, ai pati debat edhe me kreun e Grupit Parlamentar të PD-së, Gazment Bardhi .
“Po bëhesh shërbëtor i këtyre”, i tha Bardhi, Shehajt pas ndërprerjes së seancës.
Shehajt që të largohej nga foltorja iu kërkua edhe nga kryetarja e Kuvendit, Elisa Spiropali, dhe deputeti demokrat, Flamur Noka.