Deputeti i PDK-së për bisedën e Kusarit me Radojçiqin: Veprim tipik i Qeverisë “Zdravo”
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Rashit Qalaj, ka reaguar në lidhje me bisedën telefonike që raportohet të jetë zhvilluar mes shefes së grupit parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Mimoza Kusari-Lila, dhe terroristit, Milan Radojçiq.
Ai në një prononcim për Periskopin ka thënë se veprimi i Kusarit është tipik i Qeverisë “Zdravo”.
Qalaj tha se Qeveria në publik bëhet kinse po shtrinë sovranitetin në veri, ndërsa prapa perdeve koordinohet me Rajdociqin.
“Veprim tipik i Qeverisë “ Zdravo”. Publikisht kinse po e shtrinë “Sovranitetin” në veri të vendit , ndërsa prapa perdeve qdo veprim në kordinim me Milan Radojcic. Mashtruese , manipuluese dhe cenuese e sigurisë nacionale”, ka thënë Qalaj për Periskopin.
Lidhur me këtë më herët reagoi edhe Lidhja Demokratike e Kosovës.
Ndryshe sot është publikuar një përgjim që mendohet të jetë i vitit 2022, Ku Mimoza Kusari-Lila flet ne telefon me Milan Radoiçiqin.
Mimoza Kusari-Lila e kishte konfirmuar bisedën me Radoiçiqin në atë kohë./Periskopi