Deputeti i LDK`së ngre dyshime të forta: Kurti me vetëdije apo jo ra në agjendën e Rusisë e Serbisë, AKI të hetojë pretendimet

Deputeti i LDK`së ngre dyshime të forta: Kurti me vetëdije apo jo ra në agjendën e Rusisë e Serbisë, AKI të hetojë pretendimet

Kreu i AKK-së, Ramush Haradinaj gjatë një interviste në media të hënën, akuzoi se kryeministri Kurti është i rekrutuar në burg nga Serbia, shkruan Periskopi.

Një deklaratë të tillë e ka konsideruar shqetësuese deputeti i LDK-së, Armend Zemaj.

Ai në një video-podcast ka thënë se nëse një një gjë e tillë është e vërtetë, duhet që e gjithë skena politike të ‘çohet’ dhe ta largojë nga institucionet e Kosovës.

“Unë nuk e kam një informatë të tillë, nuk mundem me peshu në këtë formë, sepse duhet me pasë kogja informacion, kogja fakte, por nëse është një informacion i tillë atëherë ky është shqetësim i madh, nëse dikush e ka të defaktuar, nëse ekzistojnë bazë siç janë institucionet si AKI-ja dhe agjensitë që janë kredibile ndërkombëtare po flasë, që janë partnerë të Kosovës, mund të kenë diçka të tillë atëherë duhet që e gjithë skena politike të trazohet, në kuptimin të largimit të një individi nga institucionet të Kosovës”, ka thënë Zemaj për Periskopin.

Ai ka thënë se sjellja e Kurtit në raport me aleatët, ka qenë e dëmshme për Kosovën.

“Gjykimi i ynë është sjellja e Qeverisë Kurti me partnerët, sjellja në dialog me BE-në, sjellja në dialog në raport me premtimet dhe zotimet që janë dhënë me SHBA-në, pjesa tjetër unë thash që ti shet në agjenda që janë anti-Kosovë, domethënë kur ti i acaron raportet, vettërheqja e tyre dhe lënia e tyre që derisa ta teprosh, ajo është e dëmshme për Kosovën”, u shpreh ai.

 

 

Deputeti i LDK`së ngre dyshime të forta: Kurti me vetëdije apo jo ra në agjendën e Rusisë e Serbisë, AKI të hetojë pretendimet

#periskopi

Posted by Periskopi Extra on Tuesday, May 28, 2024

 

Shpërndaje në: