Deputeti demokrat sërish në SPAK, çfarë deklaroi për mediat
Deputeti demokrat, Asllan Dogjani është paraqitur sërish në Prokurorinë e Posaçme Antikorrupsion (SPAK) ditën e sotme.
Pas daljes nga SPAK, Asllan Dogjani u shpreh se ka bërë një denoncim për vjedhje të pronës publike në mes të Tiranës.
“Sot kam marrë edhe banorët edhe ish-pronarët të e pallatit ku jetojnë, sepse për këtë kam ardhur edhe sot dhe kam marr një kopjet ta aktit me CD. Këtu kam edhe një dosje të cilën u a kam çuar edhe ambasadorëve sepse shtetit shqiptar nuk funksionon. Kam kërkuar interpelanca, kam bërë debate në parlament i kam kërkuar kryeministri Rama lidhje me grabitjen e pronës publike. Por ajo që më bën përshtypje është se unë bëj denoncim për vjedhje të pronës publike me korrupsuion. Kam denoncuar publikisht grabitjen e pronës publike në mes të Tiranës në bashkëpunim e Kadastrën. Vetë kadasatra e ka anuluar vendimin e vetë të legalizimit, e kemi kallëzuar në prokurori”, tha ai.
Ai u thirr më 4 Nëntor dhe pas marrjes në pyetje, Asllan Dogjani u shpreh se po hetohet për shtëpinë e tij, pas një kallëzimi që është bërë, nga një ndërtues që ai e quajti “zaptues”.