Deputetët gjermanë urojnë Kosovën, përmendin edhe padrejtësitë e BE-së

Deputetët gjermanë urojnë Kosovën, përmendin edhe padrejtësitë e BE-së

Tre deputetë të Bundestagut gjerman, Renata Alt, Anton Hofreiter dhe Michael Roth, e kanë uruar popullin e Kosovës për 17 vjetorin e shpalljes së Pavarësisë.

Urimet e tyre i shpërndau ambasadori i Kosovës në Gjermani, Faruk Ajeti.

Në urimin e saj deputetja Alt, tha se Kosova vit pas viti po bën progres dhe për këtë duhet jenë krenarë populli i Kosovës.

Ajo përmendi edhe mërgimtarët e Kosovës prej 500 mijë njerëzve që jetojnë dhe punojnë atje, për të cilët tha se janë numri më i madh i diasporës kosovare në Evropë.

Ndërkaq, deputeti Hofreiter, tha se shpreson që shumë shpejt Kosova do të jetë anëtari më i ri i familjes së madhe të BE-së.

E ish-ministri gjerman për Evropën, Roth, përmendi edhe padrejtësinë e Evropës që po i bëhet Kosovës.

“E di që Bashkimi Evropian, nganjëherë po ua vështirëson gjërat kosovarëve. Ne nuk i mbajmë gjithmonë premtimet tona dhe po ashtu ka edhe shtete që këtë vend të mrekullueshëm nuk e njohin”, u shpreh ai.

“Por, ky vend duhet të jetë me Evropën, me vlerat tona, për paqe e demokraci, për pajtim rajonal”, theksoi ai.

Tutje Michael Roth, shtoi se nacionalizmit duhet t’ia japim bojkotin e duhur.

Ish-ministri gjerman u shpreh i lumtur që është mik i Kosovës.


Shpërndaje në: