Deputetët e PD-së i vënë flakën karrigeve jashtë Kuvendit të Shqipërisë
Deputetët e Partisë Demokratike ndërmorën aktin ekstrem me djegien e karrigeve jashtë Kuvendit të Shqipërisë.
Flakët për një moment dolën jashtë kontrollit duke kërcënuar hyrjen e parlamentit, raporton Top Channel.
Ishte garda ajo që fiku flakët, ndërsa deputetët iu drejtuan sërish seancës plenare ku bllokuan foltoren.