Deputetët e opozitës në Shqipëri protestojnë para Parlamentit Europian

Deputetët e opozitës në Shqipëri protestojnë para Parlamentit Europian

Deputetët e Partisë Demokratike të Shqipërisë kanë zhvilluar një protestë këtë të mërkurë para Parlamentit Europian.

Deputetja demokrate Dhurata Cupi mban një pankartë në anglisht ku thuhet “Duam t’i bashkohemi Europës, jo me varka”. Ndërsa deputetja tjetër Elda Hoti mbante një pankartë “Lironi deputetin Salianji”! Përveç deputetëve janë afruar edhe disa mbështetës të partisë demokratike dhe mbajnë nëpër duar disa pankarta.

Para nisjes së protestës, deputetët Gazment Bardhi, Jorida Tabaku, Agron Gjekmarkaj dhe Albana Vokshi, janë takuar me eurodeputetët Lukas Mandl dhe Davor Ivo Stier, përfaqësues të grupit parlamentar të Partive Popullore Europiane në Parlamentin Europian.

 

Shpërndaje në: