Deputetët e LVV-së kundër partisë: Nuk do të marrim pjesë në asnjë votim pa u kthyer vajza me shami në shkollë
Deputeti i LVV-së, Visar Korenica ka dalë hapur se nuk do të merr pjesë në asnjë votim pa u kthyer 18-vjeçarja në shkollë në Pejë, e cila nuk po lejohet të vazhdojë procesin mësimor shkaku i shamisë.
Ai thotë se ky udhëzim administrativ është i jashtëligjshëm e qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij, raporton Paparaci.
“Unë nuk do të marr pjese në asnje votim pa u kthyer vajza në shkollë!Sot në seancën e Kuvendit të Republikës së Kosovës, kërkova që të mos vazhdohet meseancë pa u kthyer në shkollë një vajze mbi 18 vjeçare, e cila është larguar padrejtësishtë që nga 1 shtatori. Udhëzimi administrativ është i jashtëligjshëm, qeveria është përgjegjëse për ndryshimin e tij. Besoj deri sot e kam dëshmuar që nuk bëj fushatë me bindjet e mija”, shkruan Korenica.
Këtë nismë e ka përkrahur edhe deputeti tjetër i LVV-së, Eman Rrahmani.
“Unë nuk do të marr pjese në asnje votim pa u kthyer vajza në shkollë!”, shkruan Rrahmani.
Korenica në seancën e sotme të Kuvendit e adresoi këtë çështje mirëpo mori një vërejtje nga kryeparlamentari Glauk Konjufca.
“Unë s’e kuptoj se sa e drejtë është që ne si kuvendarë, ju si kryetar, të rrimë këtu e të mos i japim të drejtën vajzën të shkojmë në shkollë. Nuk ka kuptim me vazhdu procesin e votimit sot, e mos me trajtu, e mos me marrë me rastin e vajzës që nuk ka të drejtë të shkojë në shkollë”, tha Korenica.
“Ne e kemi përgjegjësi kolektive këtu, ne si deputet dhe ju si kryetar i Kuvendit”, tha ai.
Konjufca ia tërhoqi vërejtjen deputetit Korenica.
Unë s’i kryetar i Kuvendit, pra masi po kërkon të jem profesional, më duhet me ta tërheq vërejtjen që ishe jashtë rendit të ditës, e para dhe tjetra.. besoj që fushata fillon kah 6 apo 7 janari dhe e keni të gjithë kohën e mjaftueshme me i ngrit të gjitha problemet”, iu kundërpërgjigj kryeparlamentari