Depresioni, shkaktar i vdekjeve po aq sa mbipesha
Depresioni është po aq i rrezikshëm për zemrën tuaj sa është mbipesha apo presioni i lartë i gjakut shkruan Daily Mail, transmeton Periskopi.
Nga një studim 10 vjeçar që është bërë nga Organizata Botërore e Shëndetësisë del se 350 milionë njerëz në mbarë botën janë të prekur nga depresioni dhe se ai është shkaktar i 15 % të sulmeve në zemër.
Sipas Dr. Karl Henz Ladwig vlerësuan se depresioni është krahasuar me katër faktorët e rrezikut më të zakonshëm si presioni i lartë i gjakut, prija e duhanit dhe mbipesha.
Gjatë periudhës së studimit, 557 njerëz vdiqën ku 269 prej tyre nga sëmundjet e zemrës
” Të dhënat tregojnë se depresioni ka një madhësi të mesme efekti, ngjajshëm me faktorët kryesorë të rrezikut për sëmundjet kardiovaskulare jo të lindura ” tha Dr. Ladwig. /Periskopi