Deponohet në Prokurorinë Speciale kallëzim penal ndaj kryeshefes së Telekomit, Burbuqe Hanës dhe Feim Kelmendit (DOKUMENT)
Burbuqe Hanës Kryeshefe Ekzkeutive e Telekomit, Feim Kelmendit, drejtori i Financave dhe Hajrije Mustafa – Hykolli, i është bërë një kallëzim penal në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Ndaj këtyre zyrtarëve të lartë të kësaj ndërmarrje publike kallëzimi është bërë nga një ish punëtor i Telekomit për disa pretendime që ky i fundit kishte.
Periskopi ka siguruar vetëm një pjesë të kallëzimit penal që tashmë është deponuar në Prokurorinë Speciale të Kosovës.
Sipas kallëzimit penal të paraqitur në Prokurori Speciale me 12 nëntor 2024, zyrtarët e Telekomit kallëzohen në Prokurori speciale për keqpërorim detyre për rast të caktuar, si dhe cenim nga marrdhënia e punës.
Ndryshe Prokuroria Speciale e Kosovës ka autorizuar Njësinë e krimeve Ekonomike të policisë të Kosovës për të hetuar dhjetra kontrata të negociuara (njëburimore) në këtë ndërmarrje publike e që vlera e tyre arrin shifrën e 20 milionë eurove.
Periskopi ka raportuar për të gjitha këto kontrata e që kjo ka bërë që drejtori i Financave të Telekomit të Kosovës të bëjë një reagim skandaloz ndaj Prokurorisë duke e quajtur atë ‘organizatë kriminale’.
Këtë reagim të Kelmendit, e ka ripostuar edhe zëvëndësministri i Drejtësisë, Blerim Sallahu e që nxiti reagime të shumta në opinion.
Këshilli Prokurorial i Kosovës dhe zyra e Prokurorit të Shtetit kanë reaguar ashpër ndaj Sallahut për këtë. /Periskopi/
Prokuroria Speciale ‘shoshit’ Burbuqe Hanën e Telekomit, shkak kontratat njëburimore