Depay më në fund pranon që të largohet nga Barcelona, gjiganti italian favorit për transferimin e tij

Depay më në fund pranon që të largohet nga Barcelona, gjiganti italian favorit për transferimin e tij

Memphis Depay, sipas të gjitha gjasave, në sezonin e ardhshëm do të jetë pjesë e një klubi të ri.

Sulmuesi holandez nuk është në planet e trajnerit Xavi, i cili tashmë ka edhe më shumë opsione për vijën e sulmit pas transferimit të Robert Lewandowskit e Raphinhas.

Barcelona po kërkonte blerës për Depayn që nga fillimi i afatit kalimtar të kësaj vere, por lojtari nuk e dëshironte largimin nga “Camp Nou”.

Megjithatë, tani duket se gjërat kanë ndryshuar. “Mundo Deportivo” ka raportuar këtë të martë se 28-vjeçari ka vendosur që të pranojë largimin nga Barça.

Dhe, sipas mediumit spanjoll, Juventusi shihet si opsioni më i mundshëm për momentin si destinacion i radhës i reprezentuesit të Hoalandës – teksa klubi katalunas kërkon 20 milionë euro për shitjen e tij.

Ish-sulmuesi i Lyonit me Barcelonën ka kontratë të vlefshme deri më 30 qershor 2023.

Kjo është edhe një nga arsyet që klubi e dëshiron me çdo kusht largimin e Depayt tani, për të mos e humbur falas në vitin e ardhshëm.

Shpërndaje në: