Departamenti i Shtetit konfirmon vdekjen e një qytetari amerikan në Bregun Perëndimor
Departamenti i Shtetit ka konfirmuar zyrtarisht vdekjen e një qytetari amerikan në Bregun Perëndimor dhe i ka kërkuar qeverisë izraelite për më shumë informacione, tha një zëdhënës.
“Ne shprehim ngushëllimet tona më të thella për familjen”, tha zëdhënësi.
Megjithatë, identiteti i viktimës nuk është identifikuar për shkak të privatësisë, shkruan CNN.
“Në shenjë respekti për familjen gjatë kësaj kohe të vështirë, nuk kemi asnjë koment të mëtejshëm”, tha zëdhënësi.
Ndryshe, së fundmi agjencia palestineze e lajmeve WAFA, raportoi se Tawfiq Hazif Ajjaq, 17 vjeç, u qëllua për vdekje.
Forcat e Mbrojtjes të Izraelit (IDF) dhe policia izraelite thanë se morën një raport se një oficer policie jashtë detyrës dhe një civil izraelit qëlluan në drejtim të një “individi palestinez të dyshuar për hedhjen e gurëve në zonën e Al-Mazra’a ash-Sharqiya”.
IDF thotë se po shqyrton pretendimet se një ushtar ka qëlluar ndaj tij, ndërsa policia izraelite gjithashtu ka nisur një hetim.