Deontay Wilder: Do t’ia prish fytyrën Tyson Furyt deri në atë pikë, ku nuk do ta njihni më

Deontay Wilder: Do t’ia prish fytyrën Tyson Furyt deri në atë pikë, ku nuk do ta njihni më

Deontay Wilder i ka dërguar një paralajmërim drithërues Tyson Furyt, duke thënë se dëshiron ‘t’ia shkulë kokën nga vendi’ në meçin triologjik këtë verë.

‘Bomberi i Bronztë’ do të futet në ring kundër ‘Gypsy Kingut’ për herë të tretë në Las Vegas, më 24 korrik, derisa dëshiron ta rikthejë titullin ‘WBC’, transmeton Periskopi.

Dhe derisa meçi i tyre 16 muaj më parë përfundoi në favor të Furyt, Wilder mbetet jashtëzakonisht optimist se do ta marrë hakrmarrjen kundër britanikut kësaj radhe.

”Mentaliteti im është – ju keni menduar për një kohë të gjatë që ta lëndoni një person aq keq, deri në pikën që ju dëshiron t’ia prishni fytyrën, që më as nuk do ta njihje kush ishte.

”Dëshiroj t’ia shkulë kokën në çdo mënyrë, si me paramendim.” /Periskopi.com/

 

Shpërndaje në: