“Dënoni Shqipërinë dhe Kroacinë ose ikim nga Evropiani”- Çfarë parashikojnë ligjet e UEFA-s nëse Serbia tërhiqet nga kompeticioni
Serbia ka kërcënuar se do të largohet nga Kampionati Evropian nëse UEFA nuk merr masa ndëshkuese për Shqipërinë dhe Kroacinë, pasi tifozeritë e këtyre dy skuadrave kanë bërë thirrje racistë ndaj Serbisë.
Por çfarë parashikojnë ligjet e UEFA-s në rast të tërheqjes së Serbisë?
Kjo e fundit do të fitonte automatikisht 3-0 dhe Serbia gjithashtu do të gjobitej rëndë.
Megjithatë, kjo do të linte një numër të pabarabartë skuadrash në garë, duke kërkuar potencialisht një orar të ri për turneun.
Skuadrave në grupin e Serbisë gjithashtu mund t’u jepet kohë shtesë për të pushuar pa pasur nevojë të luajnë një ndeshje shtesë.
Ndeshja e fundit e Serbisë kundër Danimarkës është planifikuar për të martën e ardhshme.