Dënohet me burgim të përjetshëm predikuesi islam britanik, Anjem Choudary – drejtoi një organizatë terroriste

Dënohet me burgim të përjetshëm predikuesi islam britanik, Anjem Choudary – drejtoi një organizatë terroriste

Predikuesi radikal islam britanik, Anjem Choudary u dënua të martën me burgim të përjetshëm për drejtim të një organizate terroriste.

Siç raporton Reuters, Choudary, 57 vjeç, u dënua javën e kaluar për drejtimin e “al-Muhajiroun”, që është ndaluar si organizatë terroriste para më shumë se një dekade, dhe për nxitje të të tjerëve për ta mbështetur këtë grup.

“Organizatat si e juaja e normalizojnë dhunën në mbështetje të një kauze ideologjike” – i tha Choudaryt gjykatësi Mark Wall në një gjykatë në Londër.

“Ekzistenca e tyre ua jep individëve që janë anëtarë të tyre kurajon për të kryer akte që në të kundërtën mund të mos i bëjnë. Ata fusin pyka mes njerëzve që në të kundërtën do të mundnin dhe do të jetonin së bashku në bashkekzistencë paqësore” – shtoi gjykatësi britanik

Wall i shqiptoi Choudaryt dënim me burgim të përjetshëm me më së paku 28 vjet vuajtje të dënimit pa të drejtë për të kërkuar lehtësim.

Shpërndaje në: