Dënohet me burg për spiunazh në Serbi ‘agjenti i Shqipërisë dhe Kosovës’, pranoi veprën sipas pretendimeve

Dënohet me burg për spiunazh në Serbi ‘agjenti i Shqipërisë dhe Kosovës’, pranoi veprën sipas pretendimeve

Është dënuar me burg për spiunazh në Serbi, Dejan Rakovic nga Beogradi si ‘agjenti i Shqipërisë dhe Kosovës’, raporton gazeta serbe “Blic”. 

Sipas raportimeve ai ka pranuar fajin në marrëveshje me prokurorinë serbe dhe me 22 gusht u dënua me 4 vite e gjysmë burgim nga gjykata e lartë në Jagodinë. Dejan Rakovic nga Beogradi  u arrestua me 14 nëntor të 2023’së.

Gazeta serbe, “Blic” raporton se operacioni i agjencisë serbe të inteligjencës BIA kishte arrestuar shtatorin e kaluar Dejan Rakovic nga Beogradi nën dyshimin se kishte kryer veprën penale spiunazh.

Pas procedurave të hetimit, Dejan Rakovcic, me 22 gusht në Prokurorinë e Lartë në Jagodina, ka nënshkruar marrëveshjen e pranimit të veprës penale me të cilën ngarkohej, e në bazë të të cilës u mor vendimin i Gjykatss së Lartë në Jagodina, ku u dënua me dënim me burgim me kohëzgjatje 4.5 vite.

Sipas raportit ai kishte zhvilluar rrjetin e inteligjencës në Serbi pasi ishte angazhuar nga agjencia e inteligjencës së Shqipërisë si dhe ajo e Kosovës, me urdhrat e të cilëve kishte mbledhur të dhëna me peshë për sigurinë, e duke ndihmuar kështu veprimtarinë e këtyre shërbimeve, rrjet ky që e udhëheqte tërthorazi.

Sipas Blic-it serb ai vepronte që nga 2022 në shërbimin shqiptar e në vazhdimësi me kompensim monetar, ku merrte detyra, përkitazi me të cilat, mes tjerash shkruhet, gjatë 2022 kishte mbledhur të dhëna mbi operativët e figurat e larta të BIA. Në këtë plan ai kishte studiuar lëvizjet e tyre dhe familjarëve dhe rezidencave të tyre.

Blic shkruan se ai ishte prezantuar rrejshëm si operativ i agjencisë së inteligjencës serbe BIA dhe kishte shfrytëzuar lidhjen e tij familjare, kur në varrimin e të atit ish operativ i BIA, i kishte xhiruar të gjithë figurat e BIA’s serbe të nivelit të lartë.

Më tej theksohet në pretendimet e mediumit se ai ishte posaçërisht i përqendruar në zhvillimet në veri të Kosovës, duke nisur që nga dhjetori i 2022, kur u vendosën barrikadat në shenjë proteste kundër pushtetit në Kosovë. Rakovic kishte vepruar edhe në rrafshin e regjistrimit pamor të lëvizjeve të automjeteve dhe konvojeve të ushtrisë serbe, si dhe automjeteve të tjera të shërbimeve të tjera të sigurisë që lëviznin drejt Kosovës.

Me synim realizimin e detyrave të caktuar i dyshuari në raste të caktuar prezantohej rrejshëm në rrethet e caktuara si operativ i BIA’s, ku edhe jepte detyra konkrete, duke krijuar kështu rrjet informimi. Aktivitete të caktuara Rakovic i kryente i pavarur, derisa realizimin e detyrave të tjera e angazhonte njerëz që ishin të afërt me të, në baza korruptive.

Rakovic kishte angazhuar Ilija Savic nga fshati Svovojno, komuna e Paracin, i dënuar me dy vite burg, i cili me udhëzimin e tij e me urdhrat e operativit të shërbimit shqiptar kishte marrë material pamor nga kamerat e sigurisë në ndërtesën e ‘Aero Klub’ në Cuprija, që mbikqyrnin pjesën e rrugës mes Cuprija dhe Despotovac, drejt poligonit ushtarakt ‘ Pasuljanske Livade, si dhe aeroportit Dobricevo. Në materialin e dëshmive ishin regjistruar lëvizjet e automjeteve ushtarake dhe civile, e me të njejtin qëllim Rakovic kishtre angazhuar edhe P.M nga Jagodina i cili po ashtu gjendet në burg shkruan media serbe.

Shpërndaje në: