Dënimi maksimal për Adeyemin, flet trajneri Tullberg
Karim Adeyemi duket se nuk po e kalon formën më të mirë tek Borussia Dortmund.
Në ndeshjen e së shtunës kundër Heidenheim, Adeyemi u fut në lojë në pjesën e parë për t’u zëvendësuar në minutën e 87’të. Kjo bëri që ai ta lë fushën tejet i frustruar.
Në konferencën për medie pas ndeshjes, trajneri i përkohëshëm i BVB, Mike Tullberg tha se askush nuk qëndron mbi klubin.
Duke shtuar se sipas tij, Karimi nuk ishte në formën më të mirë, andaj edhe u zëvendësua.
“Askush nuk është mbi ekipin. Të gjithë duhet të japin gjithçka. Nuk e kisha ndjenjën se Karim ishte në formë të mirë sot”, tha ai.