“Dëmtim në kofshën e këmbës së majtë”- Real Madrid konfirmon lëndimin e Kylian Mbappe

Real Madrid ka konfirmuar lëndimin e Kylian Mbappe.
“Pas analizave të bëra sot tek lojtari ynë Kylian Mbappe, ai është diagnostikuar me një dëmtim në kofshën e këmbës së majtë”, shkruhet në komunikatën e klubit.
Nuk dihet koha se sa do të mungojë sulmuesi francez, me klubin spanjoll që do të ofrojë informata të tjera në ditët në vazhdim.