Demokracia përtej komb-shtetit

Demokracia përtej komb-shtetit

WASHINGTON, DC – Sipas ekonomistit të Harvardit Dani Rodrik, është e pamundur të arrihen njëherësh sovraniteti kombëtar, demokracia dhe globalizimi. Koncepti i “trilemës politike në ekonominë botërore,” i shqyrtuar së fundi edhe nga Javier Solana, është i përdorshëm por megjithatë i mangët.

Argumenti i Rodrikut, i elaboruar në librin e tij të ri, është që globalizimi i tepërt e prishë sovranitetin e kombshteteve demokratike, duke rritur nënshtrueshmërinë e tyre ndaj forcave ekonomike e financiare që mund të mos korrespondojnë me dëshirat e shumicës brenda këtyre vendeve. Nga kjo logjikë, shteti autoritar mund të funksionojë më mirë në një botë të globalizuar, sepse është i pafrenuar nga shqetësimet elektorale.

Me më pak globalizim, vendim-marrja demokratike brenda komb-shtetit do të bëhet më pak e shtrënguar nga forcat e jashtme – veçanërisht tregjet financiare – që nënkupton se fusha e saj do të jetë më e gjerë. Globalizimi dhe demokracia, pa komb-shtetin, është poashtu e mundur, megjithëse Rodriku është skeptik nëse institucionet demokratike mund të funksionojnë në një shkallë globale.

Natyrisht, Rodriku nuk e portretizon trilemën si një rregull të fortë e të shpejtë. Qëllimi i tij më shumë është që të theksojë sfidat të cilat lidhen me nxitjen ose ruajtjen e marrëveshjeve të këtyre tri institucioneve, pjesërisht ose në plotni. Por, që të marrim konceptin e Rodrikut, është e nevojshme të llogarisim një tjetër dimension: nivelet e shumta të qeverisjes që ekzistojnë sot në botë.

Kombshteti, i menaxhuar nga qeveritë kombëtare, mbetet blloku fundemental i rendit internacional. Por poshtë komb-shtetit ndodhen shtetet (ose provincat), qytetet dhe rajonet, të cilat mund të kenë strukturat e tyre qeveritare. Lart, janë blloqet mbikombëtare si Bashkimi Evropjan dhe institucionet globale si Kombet e Bashkuara (OKB). Çdo diskutim i trilemës duhet të marrë parasysh nivelet e ndryshme të qeverisjes.

Është e vërtetë që zhgënjimi i përhapur me qeverinë është pjesërisht përplasje kundër globalizimit, e cila shihet të imponojë vetveten mbi këto komb-shtete. Por një tjetër arsye për zhgënjimin mund të jetë që qytetarët ndihen të shkëputur nga qeveritë e tyre kombëtare.

E megjithatë, qeveritë mbikombëtare nuk janë aq larg, dhe qytetarët shpesh ndihen që nuk mund të ushtrojnë influencë domethënëse ndaj tyre. Si rezultat, tensioni ndërmjet demokracisë dhe globalizimit duket të jetë më pak i mprehtë në një nivel komunal. Këto qeverisje komunale të ndihmuara nga qeveritë mbikombëtare priren të jenë të fokusuara në shqetësime të nivelit lokal – të tilla si infrastruktura, edukimi dhe kujdesi – të cilat nuk perceptohen se janë të influencuara nga globalizimi.

Në të kundërt të këtij spektrumi janë strukturat qeverisëse mbikombëtare, siç është BE-ja. Jo vetëm që BE-ja shpesh merret me çështjet e lidhura me globalizimin, si tregu psh; qytetarët e Evropës ndihen se “Brukseli,” i largët e i shkëputur nga ta, mbi të cilin ata kanë influencë të vogël, e ka cënuar sovranitetin e komb-shteteve të tyre. Ky sentiment, i ilustruar në votën e Brexitit, mund të observohet përgjatë gjithë Evropës.

Mënyrat në të cilat këto dinamika mund të komplikojnë trilemën politike të Rodrikut, janë shfaqur me Kataloninë, ku tensioni mes demokracisë lokale dhe komb-shtetit është edhe më i thekshëm se me globalizimin. E vërtetë që shumë katalanë janë më shumë të frustruar me qeverinë kombëtare spanjolle sesa që janë me globalizimin ose me BE-në. E njëjta mund të thuhet edhe për Skocinë, në relacion me Mbretërinë e Bashkuar.

Në këtë kontekst, një tërheqje e kombshteteve që e mohojnë globalizimin, siç po ndodh në Shtetet e Bashkuara nën presidentin Donald Trump, bëhet edhe më problematik, sepse kërcënon me ringjalljen e patologjive ekonomike e politike që i ka nxitur në të shkuarën nacionalizmi.

Por, çka nëse e adaptojmë një përpjekje të re, në të cilën demokracitë e nivelit lokal dhe sovraniteti forcohen?

Në shumë vende, nëse jo në të gjitha, qytetet janë qendra të inovacionit dhe progresit. Qytetarët ndihen më afër qeverisjeve komunale dhe janë krenar për qytetet, por krenaria dhe identiteti i tyre nuk ka cilësinë dëmtuese të nacionalizmit.

Nëse komb-shtetet i dorëzojnë disa nga kompetencat e tyre te qeverisjet rajonale, te shtetet, ose te komunat, trilema dobësohet. Edhe demokracia, me sensin e saj konkomitues të përkitjes, dhe globalizimi, i udhëhequr nga qytetet kozmopolitane të hapura për botën, mund të lulëzojnë, pa shkaktuar humbjen e sovranitetit për asnjë vend.

Përfitimet e një përpjekjeje të tillë mund të jenë të thella. Por ka edhe rreziqe serioze. Ndërsa zonat e suksesshme metropolitane tërheqin një shpërndarje në rritje për kapitalin e vendit, punëtorët e kualifikuar, dhe kapaciteti inovativ, zonat rurale në përgjithësi, është e mundshme të përballin një rënje ekonomike: më pak mundësi pune, mbyllje spitalesh e shkollash, dhe infrastrukturë të përkeqësuar. Ai trend, siç kemi parë, prodhon tokë pjellore për politikanët populist që të ofrojnë zgjidhje të thjeshtuar, të cilat i kanë rrënjët në ideologjitë ekstreme që minojnë progresin.

Kjo është arsyeja pse është vitale të gjejmë mënyra për të ndihmuar, nga fillimi, ata që mund të ndihen të lënë pas dore nga sistemi. Këtu, kombshteti do të merrte një rol të madh, megjithëse balansi i përshtatshëm do të goditej, për të parandaluar ngritjen e kësaj trileme. | Project Syndicate | Përktheu: Periskopi

Shpërndaje në: