Demhasaj: Shkarkimi i paligjshëm i kryetarit të KPM-së, tentativë për të kontrolluar mediat

Demhasaj: Shkarkimi i paligjshëm i kryetarit të KPM-së, tentativë për të kontrolluar mediat

Kandidati për deputet nga AAK, Arton Demhasaj, ka reaguar ndaj tentativës për të vënë nën kontroll mediat e lira, duke e cilësuar këtë si një praktikë të njohur të pushteteve abuzuese.

Ai theksoi se veprime të tilla fillojnë gradualisht, siç është shkarkimi i paligjshëm i Kryetarit të KPM-së, Jeton Mehmeti, i cili hap rrugën për emrime politike në një mekanizëm të pavarur të mediave.

Demhasaj shprehu mbështetje për pavarësinë e KPM-së dhe theksoi se çdo përpjekje për të kontrolluar këtë institucion është e dëmshme dhe duhet të hasë reagime të forta.

Ai e dënoi ashpër këtë tentativë për minimin e pavarësisë dhe legalitetit të procedurave të KPM-së.

Shkrimi i plotë:

Shpërndaje në: