Demaskohet racisti: I shkatërrohet jeta për një video një-minutëshe, mbetet i ‘papunë’ dhe nuk e lënë më as në lokale
Një person racist që shpërndua video duke abuzuar futbollistët anglezë pas humbjes në Euro 2020, është demaskuar dhe po del se është baba i dy fëmijëve.
Brad Pretty, 49-vjeçar, iu bashkua vlugut të abuzimeve neveritëse drejtuar Bukayo Sakas, Marcus Rashfordit dhe Jadon Sanchos pasi të tre humbën penalltitë të dielën.
Personi në fjalë më herët kishte mbuluar shtëpinë me flamuj të Anglisë, të cilat tash i ka hequr, sipas fqinjëve, transmeton Periskopi.
Ai u arrestua nën akuzat për komunikim dashakeq, pasi publikoi një video të rëndë, ofenduese në rrjetet sociale.
Në videon e mëposhtme, Pretty thotë: ”Ku të filloj, ku të filloj. I neveritur, i nervozuar si të gjithë ne.
”Duhet të jemi krenarë për djelmoshat, por kushdo që më njeh mirë e kupton për çka po flas.
”Tre luanë në një fanellë, apo jo. Sa herë i kemi parë lojtarët e Anglisë, zezakët duke gjuajtur penallti për ne dhe duke e menderosur.
”Tre luanë të dreqit, tre zezakë të dreqit e menderosën për ne.”
49-vjeçari në mënyrë spektakolare tash e ka të ndalur edhe të futet në pabin e tij të preferuar, pasi kafiteria doli me reagim ku tha se ai më nuk është i mirëpritur aty.
”Ai kurrë nuk do të punojë më përsëri. Nuk e di ku do të shkojë, ose ku do të gjejë mbështetje.”
Pamjet kanë tërhequr mijëra komente kritikuese për sjelljen e tij në rrjetet sociale. /Periskopi.com/
Brad Pretty
07907 169203
[email protected]
Folkestone CT20 2QRSocial media, do your thing man. pic.twitter.com/EncHUDQc98
— Carissa (@carissgriffin) July 14, 2021