Demaku: Veç shpirti im e di sa kam vuajtur ta mësoj Rugovën të thotë ‘Pavarësia e Kosovës’

Periskopi.com Lajme

Publicisti dhe shkrimtari Daut Demaku në emisionin “Personale” , ka rrëfyer disa biseda që kishte pasur me ish-presidentin Ibrahim Rugova.

Ai ka thënë se vetëm “shpirti i tij” ia di sa ka vuajtur duke u munduar të bind Ibrahim Rugovën që të mësohet me përsëritjen e gjërave e sidomos me fjalët “Pavarësi e Kosovës”.

Demaku ka thënë se tregimi i këtyre bisedave nuk i bën nder atij, por Rugova nuk e akceptonte përsëritjen.

“Ibrahim Rugovën e kam pas shokë, kemi qenë bashkë në studime, bashkë në gazetë për tri vite. Por, shpirti im e di sa takime i kam pasur me të në vitet e ’90, për t’i shtirë në kokën e tij  këto këshilla”.

“…Njeri më të moderuar se Rugova nuk ka pasur, njeri më pranues se ai nuk ka pasur, por nuk e akceptonte përsëritjen. O Ibro në politikë ka shumë rëndësi se çfarë thua”, thotë shkrimtari.

Publicisti thotë se me gjithë vështirësitë, Rugova më në fund i ka pranuar këshillat që ai i kishte dhënë për të përsëritur fjalën “Pavarësi”.

“Në fund Rugova e pranoi. Veç thuaje “Pavarësi e Kosovës”, “Pavarësi e Kosovës”, “Kosova e pavarur”, “Kosova e pavarur”,  dhe e bëri. Këtë e kanë bërë edhe hebraikët. Nga ata e kam mësuar prandaj ia kam përcjellë Ibrës”, thotë ndër të tjera Daut Demaku.

 

Shpërndaje në: