Dellova: Në Spanjë shkojmë vetëm për fitore

Dellova: Në Spanjë shkojmë vetëm për fitore

Qendërmbrojtësi i Kombëtares së Kosovës, Lumbardh Dellova, pas realizimit të golit të tij, dhe fitores së përfaqësueses kundër Islandës në kuadër të Ligës së Kombeve, u shfaq tejet i gëzuar.

Për Klan Kosova, Dellova tha se është ndjenjë e veçantë kur Kosova fiton, duke shtuar se ndihet i lumtur që ndihmoi ekipin e tij në marrjen e tri pikëve.

“Është ndjenjë shumë e veçantë, duke marr parasysh që të gjithë të rinjtë e kanë këtë ëndërr, e presin këtë mundësi, kështu që jam shumë i lumtur që arrita ta ndihmojë ekipin t’i marrim tri pikët”, tha Dellova, transmeton Klankosova.tv.

Futbollisti shqiptar thotë se golin që e dha, si mbrojtës që është, nuk e priti dhe aq shumë.

“Si mbrojtës, këtë gol nuk e kam pritur shumë, por besoj që gjithmonë jap më të mirën nga vetja për Kombëtaren, kështu që më e rëndësishmja është të marrim gjithmonë tri pikët, shënoj apo nuk shënoj nuk është shumë e rëndësishme”.

Dellova pati edhe disa fjalë miradije për kapitenin e Kosovës, Amir Rrahmanin.

“Amiri, siç e dimë luan në ekipin më të mirë në Itali, kështu që mësoj shumë nga ai, marr të gjitha të mirat nga ai, më ndihmon shumë, më flet, dhe unë mendoj se jam duke ia shpërblyer me të mira”.

E qendërmbrojtësi shprehet i bindur se Kombëtarja do të korri fitore edhe në ndeshjes kthyese në Spanjë.

“Duke parë çfarë ekipi kemi, kemi mundësi të mëdha, vetëm për fitore atje, për asgjë tjetër nuk shkojmë”, tha Dellova./Periskopi/

Amir Rrahmani: Jam i lumtur me fitoren e Kosovës, shpresojmë të kalojmë grupin

Shpërndaje në: