Deliu-Kodra kritika ndaj Qeverisë: E ardhmja e Kosovës po vazhdon të jetë larg procesit të integrimeve evropiane
Kandidatja për deputet nga PDK, Blerta Deliu-Kodra e cila në listën zgjedhore mban numrin 13 ka qenë e ftuara e radhës në Periskopi, ku ka folur për fushatën zgjedhore dhe programin e PDK-së, por ka kritikuar edhe Qeverinë Kurti për 4 vite qeverisje.
Deliu-Kodra gjatë intervistës ka theksuar se PDK do të angazhohet që ta kthej Kosovën në binar, pasi me Qeverisjen Kurti vendi hyri nën sanksione dhe prishi raportet me aletatët.
“Duke e parë që Kosova këto vite nuk ka pasur asnjë njohje, asnjë anëtarësim në ndonjë organizatë ndërkombëtare, kur Kosova sot vazhdon të jetë në raporte jo të mira edhe me shetet e rajonit, dhe kur Kosova ka raporte konfrontuese me partnerët tanë, absulutisht që Partia Demokratike e Kosovës edhe si pjesë të programit të saj do ta ketë forcimin e subjektivitetit të saj ndërkombëtarë”, ka thënë mes tjerash Deliu.
Një pjesë nga intervista me Blerta Deliu-Kodra e gjeni më poshtë: