Deliu: Kazerma ‘Adem Jashari’ 6 orë pa rrymë, ku është Maqedonci?

Deliu: Kazerma ‘Adem Jashari’ 6 orë pa rrymë, ku është Maqedonci?

Deputetja e Partisë Demokratike të Ksoovës, Blerta Deliu përmes një reagimi njoftoi se Kazerma “Adem Jashari” është pa rrymë me nga gjashtë në orë në ditë ndërsa i është drejtuar Ministrit të Mbrojtjes, Ejup Maqedoncit, me pyetjen se ku është.

“Ushtarët e FSK-së edhe po mërdhijnë. Përpos pa ushqim e të nëpërkëmbur, tash ushtarët kanë mbet edhe pa energji elektrike. Sapo na informuan se kazerma ‘Adem Jashari’ është pa rrymë 6 orë në ditë. Vetëm Shtabi i Përgjithshëm ka gjenerator, hapësirat tjera janë në mëshirë të fatit”, ka shkruar Deliu.

“Ku është ministri Maqedonci që në emër të fushatës, tani duke qenë edhe kandidat për deputet, po mundohet të krijojë fabrikë municioni, e ushtarët i ka pa bukë e pa rrymë!”, shkroi mes tjerash ajo.

Shpërndaje në: