Delegacioni i Asamblesë Parlamentare i KiE-së mban konferencë për media për procesin zgjedhor
![Delegacioni i Asamblesë Parlamentare i KiE-së mban konferencë për media për procesin zgjedhor](https://www.periskopi.com/wp-content/uploads/2025/02/Fushe-Kosove-1-450x300.jpg)
Petra Bayr, kryetare e delegacionit të Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE) i cili ka vëzhguar procesin zgjedhor në Kosovë do të mbajë konferencë për media të hënën.
Sipas njoftimit konferenca do të mbahet nga ora 14:00 në Hotel Swiss Diamond në Prishtinë
Një delegacion prej 18 anëtarësh i Asamblesë Parlamentare të Këshillit të Evropës (PACE), kanë qëndruar në Prishtinë për monitorimin e zgjedhjeve parlamentare të 9 shkurtit.
Sipas KQZ-së procesi zgjedhor në Kosovë ka qenë i rregullt. Pjesmarrja në zgjedhje ka qenë 40.59%.