Del video: Prapaskenat nga fotografia ikonike e Messit me Ronaldon – Kush i fotografoi ata?
Sonte me fillim nga ora 17:00 fillon ceremonia e Kupës së Botës, Katari 2022.
Ndeshja e parë hapëse do të jetë ajo mes Katarit dhe Ekuadorit që zhvillohet në stadiumin “Al Bayt”, shkruan Periskopi.
Për këtë Botëror Messi dhe Ronaldo janë të gatshëm me Kombëtaret e tyre, i pari me Argjentinën e i dyti me Portugalinë.
Dyshja mbrëmë kanë befasuar botën kur u panë të fotografuar duke luajtur shah në një çantë të përgatitur nga marka e njohur “Louis Vuitton”.
Fotografia u bë nga fotografja e njohur amerikane, Annie Leibovitz e cila ka fotografuar shumë personazhe të njohur.
“Leibovitz është një fotografe portretesh amerikane më e njohur për portretet e saj tërheqëse, veçanërisht të personave të famshëm, të cilat shpesh shfaqin subjekte në intimitet, cilësimet dhe pozat. Fotoja Polaroid e Leibovitz e John Lennon dhe Yoko Ono e bërë pesë orë para vrasjes së Lennon, konsiderohet si një nga fotografitë më të famshme të kopertinës së revistës Rolling Stone”.
Por, shumë njerëz në mbarë botën nuk e besonin se ishte fotografi e vërtetë kjo e dy yjeve te futbollit botëror, madje disa mendoni se ajo mund të ishte një montazh.
Për të shuar të gjitha dilemat, tashmë është publikuar edhe një video nga prapaskenat e kësaj fotografia, ku Messi dhe Ronaldo dhanë komentet të mira për njëri-tjetrin./Periskopi/