Del video pak orë para se tërmeti t’ia merrte jetën lojtarit të skuadrës turke
Dy ditë më parë, në Turqi u gjet trupi i Christian Atsu (31), një futbollist ganez, i cili ishte në kërkim për 12 ditë pas tërmetit të madh që goditi pjesën jugore të vendit.
Atsu kishte shënuar në minutën e 97-të një natë më parë për fitoren e Hatayspor kundër Kasimpasa. Pas kësaj ka shkuar për të pushuar në shtëpinë e një shoku deri në orën 3:30 të mëngjesit dhe më pas është kthyer në banesën e katit të nëntë të pallatit rreth orës 4:00.
Ndërtesa u shemb 20 minuta më vonë nga një tërmet që mori më shumë se 40,000 jetë. Në rrjetet sociale po qarkullon video e fundit e Atsu-së, i cili po argëtohet me shokët e skuadrës pasi ka shënuar golin e fitores.
Atsu gjithnjë i buzëqeshur praktikoi një lëvizje kërcimi me një nga shokët e tij të skuadrës, ndërsa të tjerët këndonin me entuziazëm emrin e tij.