Del top-10shja e futbollistëve të nominuar për “Topin e Artë”, Benzema kryeson listën
Sonte me fillim nga ora 20:30 do të zhvillohet ceremonia e “Topit të Artë” në Theatre du Chatelet në Paris.
Favoriti i natës së sotme për ta fituar këtë çmim të madh është Karim Benzema që kaloi një sezon fantastike me Real Madridin, shkruan Periskopi.
Ndërkaq, ndër vite Messi është lojtari që ka fituar “Topin e Artë” për shtatë herë, pas tij vjen Ronaldo me pesë herë.
Kështu janë publikuar edhe dhjetë emrat e të nominuarëve për këtë çmim prestigjioz, ku padyshim sulmuesi francez Karim Benzema është aty e në vendin e fundit ndodhet Vinicius Jr.
Më poshtë edhe lista e 10 futbollistëve të nominuar për “Topin e Artë”./Periskopi/