Del në shitje vetuar që nuk u prodhua kurrë, por u përdor në një film të James Bond
Makina nuk është prodhuar kurrë, ndërsa u përdor vetëm në film për nevojat e agjentit sekret britanik
Në vitin 2010, Jaguar i ka mahnitur të gjithë, kur e prezantoi modelin C-X75, të krijuar në bashkëpunim me Williams F1, që do duhej të dilte nga prodhimi brenda një kohe të shkurtër, transmeton Telegrafi.
Dukja e mahnitshme që kishte në pjesën e jashtme dhe 778 kuaj fuqitë që i prodhonte, e bënin një model shumë të pëlqyer.
Por, gjendja ekonomike që mbretëronte në atë kohë, kishin bërë që të mos prodhohej ndonjëherë, meqë nuk pritej të kishte kërkesën e duhur në treg, vetëm për shkak të gjendjes financiare të klientëve.
Ky model është prodhuar në katër njësi, që të jetë pjesë e filmit Spectre, ndërsa u përdor nga James Bond në disa prej skenave kryesore.
Tani Jaguar e ka krijuar në tërësi një C-X75 Spectre, që do të del në shitje në Abu Dhabi brenda këtyre ditëve.
Sikur shitja të arrijë shuma të mëdha, mbase Jaguar do të ndryshojë vendim dhe 250 njësitë që i kishte anuluar t’i prodhonte, t’i nxjerrë megjithatë nga linja e prodhimit.