Del në shitje topi i Maradonës, kap çmimin e çmendur

Del në shitje topi i Maradonës, kap çmimin e çmendur

Një tjetër kujtim legjendar i karrierës së Diego Armando Maradonës do të vendoset në ankand.

Ajo lidhet me Botërorin e largët të vitit 1986.

Në maj të vitit 2022, fanella e Maradonës me numrin 10, të cilën e kishte veshur në çerekfinale të Kupës së Botës në atë vit, ishte shitur për 8 milionë euro.

E tash, sot doli lajmi se në ankand ka dalë edhe topi i “Dorës së Zotit”.

Tabloidi britanik “The Sun” raporton se topi i markës Adidas do të vendoset në shitje në Shtetet e Bashkuara të Amerikës përmes agjensionit Goldin pasi nuk arriti të merrte ofertë të kënaqshme në Londër, ku për këtë top i ofruan pak më shumë se 2 milionë euro.

Topi, tash i shfryrë, është mbajtur që nga 22 qershori 1986 nga gjyqtari i ndeshjes, tuniziani Ali Bin Nasser (ai që nuk e vuri re se Maradona kishte shënuar me dorë).

Vlera fillestare e shitjes së topit në muajin shkurt do të jetë 550 mijë dollarë, ndërsa më pas do të pritet se sa do të ofrojnë ofertuesit për topin që ka lënë gjurmë në histori të futbollit.

Shpërndaje në: