Del në pension Lordi Bendtner që dikur sfidonte Messin e Ronaldon

Del në pension Lordi Bendtner që dikur sfidonte Messin e Ronaldon

Nicklas Bendtner i ka dhënë fund karrierës së mrekullueshme në futboll në moshën 33 vjeçare.

“Do të më duhet pak kohë për ta kuptuar se gjithçka ka mbaruar,” ka thënë danezi.

33 vjeçari së fundi kishte qenë pjesë e ekipit Tarnby FF dhe Copenhagen por nuk ka shënuar gol nga viti 2019.

Ai ishte bërë i famshëm për Arsenalin kur në bazë edhe të deklaratave të pamatura ishte bërë shënjestur e talljeve në mediat sociale të internetit duke u quajtur “Lord” dhe më i mirë se Messi e Ronaldo së bashku, përcjell Periskopi.

Sidoqoftë, karriera e tij kishte qenë mjaft mbresëlënëse për kombëtaren e Danimarkës, ku i kishte shënuar 30 gola në 81 ndeshje. /Periskopi

Shpërndaje në: